Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Krizë në Volkswagen: Planifikohet largimi i 100 mijë punëtorëve dhe mbyllja e katër fabrikave

Auto  |  10.07.2026 Ora 8:28   

Gjiganti gjerman i automobilave, Volkswagen, po planifikon një ristrukturim radikal që përfshin shkurtimin e gjysmës së modeleve të tij të makinave dhe mbylljen e mundshme të katër fabrikave në Gjermani (në Hanover, Emden, Zwickau dhe Neckarsulm të Audi-t). Sipas burimeve brenda kompanisë, ky proces pritet t'u kushtojë me vendin e punës rreth 100,000 punëtorëve.

Drejtori Ekzekutiv, Oliver Blume, deklaroi se situata globale është përkeqësuar ndjeshëm, gjë që e ka detyruar kompaninë të zvogëlojë kapacitetin e prodhimit nga 10 milionë në 9 milionë automjete në vit. Krahas kësaj, VW do të shkurtojë deri në 75% të opsioneve të pajisjeve shtesë nëpër makina për të ulur kostot e larta. Margjinat e fitimit të kompanisë janë përgjysmuar mes viteve 2021 dhe 2025, si pasojë e konkurrencës së fortë kineze, taksave amerikane dhe kostove të larta të energjisë e fuqisë punëtore në Gjermani.

Ky plan ka nxitur protesta masive të punëtorëve në selinë qendrore në Wolfsburg. Sindikata e fuqishme "IG Metall" ka paralajmëruar menaxhmentin për një "konflikt të madh", ndërsa këshilli i punëtorëve ka shprehur frikë dhe pasiguri të madhe, duke i vendosur ultimatum kryesisht menaxhmentit që të sqarojë situatë deri të premten. Kriza e Volkswagen-it pasqyron vështirësitë e rënda ekonomike me të cilat po përballet aktualisht Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing