Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ferrari ka prezantuar veturën e parë plotësisht elektrike, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm për një nga brendet më ikonike të automobilizmit sportiv.
Modeli i ri me katër dyer dhe pesë ulëse është zhvilluar me fokus në luks, teknologji moderne dhe përdorim familjar, duke përfshirë hapësirë të madhe bagazhi dhe dizajn të avancuar.
Veturës i janë vendosur katër motorë elektrikë, një për secilën rrotë, me fuqi mbi 1,000 kuaj fuqi dhe shpejtësi maksimale mbi 310 km/h. Ferrari thotë se modeli ofron edhe një autonomi mbi 500 kilometra.
Çmimi i saj pritet të nisë nga rreth 550 mijë euro, ndërsa dërgesat e para planifikohen për fundin e vitit 2026.
Sipas kompanisë, ky model synon të tërheqë klientë që kërkojnë luks, teknologji dhe përvojë ndryshe, në një kohë kur industria e makinave po kalon drejt elektrifikimit.
Ferrari e sheh këtë hap si mundësi për zgjerim në tregje të reja dhe përshtatje me kërkesat e gjeneratës së re të konsumatorëve.