Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dua Lipa është fotografuar duke dalë nga një studio regjistrimi në New York, duke lënë të kuptohet se i është rikthyer punës për projektet e reja muzikore. Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila u martua muajin e kaluar në Siçili me aktorin Callum Turner, kaloi javët e fundit në Itali, ku çifti shijoi muajin e mjaltit me ndalesa në Bregun e Amalfit, Romë dhe Porto Erkole.
Për paraqitjen e saj, Dua zgjodhi një stil të thjeshtë dhe elegant, me një bluzë të zezë pa mëngë, këmishë të bardhë, xhinse të gjera blu dhe shapka, të kombinuara me një çantë të madhe Chanel dhe syze dielli. Edhe pse u spekulua se ajo mund të kishte udhëtuar në SHBA për të marrë pjesë në dasmën e Taylor Swift, fotografitë nga studioja sugjerojnë se fokusi i saj aktual është rikthimi në muzikë dhe përgatitja e materialeve të reja.