Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Publikohen rezultatet e Testit të Arritshmërisë 2026, mesatarja në nivel vendi 48.35%

Të Tjera  |  07.07.2026 Ora 7:36   
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka përfunduar përpunimi i rezultateve të Testit të Arritshmërisë për vitin 2026.

Sipas ministrisë, testit iu nënshtruan 21,982 nxënës, ndërsa mesatarja e përgjithshme e arritshmërisë në nivel vendi është 48.35%.

Rezultatet sipas lëndëve tregojnë se performanca më e mirë është shënuar në Gjuhë angleze me 65.97%, Histori me 62.23% dhe Gjuhë shqipe me 54.63%.

Ndërkohë, rezultatet më të ulëta janë regjistruar në Kimi me 37.68% dhe Matematikë me 37.93%, të pasuara nga Biologjia (40.83%), Fizika (45.33%), Informatika (47.87%) dhe Gjeografia (47.84%).

MASHTI thekson se këto rezultate do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing