Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Australia nënshkruan pakt të ri mbrojtjeje me Fiji-n

Të Tjera  |  06.07.2026 Ora 8:12   
Australia ka nënshkruar një marrëveshje të re mbrojtjeje me Fixhin, në një përpjekje për të forcuar praninë e saj në rajonin e Paqësorit dhe për të balancuar ndikimin në rritje të Kinës.

Marrëveshja e quajtur **“Ocean of Peace Alliance”** e bën Fixhin aleatin e katërt zyrtar të Australisë, pas SHBA-së, Zelandës së Re dhe Papua Guinesë së Re, ndërsa për Fixhin është aleanca e parë e këtij lloji.

Sipas kryeministrit australian Anthony Albanese, pakti përfshin mbi **1 miliard dollarë investime gjatë një dekade**, të dedikuara për luftimin e krimit ndërkombëtar, si dhe për shëndetësinë dhe infrastrukturën në Fixhi.

Udhëheqësit e të dy vendeve e kanë cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa Fiji ka theksuar se ajo nuk dëmton raportet me Kinën.

Australia ndërkohë ka intensifikuar bashkëpunimet në Paqësor pas marrëveshjes së sigurisë mes Kinës dhe Ishujve Solomon në vitin 2022, që ngriti shqetësime për ndikimin ushtarak të Pekinit në rajon.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing