Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fermerët e qumështit protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, do të shpërndajnë qumësht falas

Të Tjera  |  06.07.2026 Ora 7:48   
Fermerët kosovarë të qumështit do të protestojnë sot, duke filluar nga ora **13:00**, para Ministrisë së Bujqësisë, për shkak të ndërprerjes së grumbullimit të qumështit të freskët.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit thotë se protesta është vendosur njëzëri, pasi, sipas tyre, institucionet nuk kanë ofruar zgjidhje për situatën që rrezikon mbijetesën e fermave.

Fermerët kërkojnë **rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit**, **publikimin urgjent të rezultateve të analizave** për të larguar dyshimet ndaj produkteve vendore dhe **rikthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit**.

Në protestë do të marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna, ndërsa kanë ftuar edhe qytetarët të marrin bidonë me vete, pasi do të shpërndajnë qumësht falas.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing