Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gallup: 39% e punonjësve në Shqipëri përjetojnë stres

Të Tjera  |  06.07.2026 Ora 7:45   

Raporti State of the Global Workplace 2026, i publikuar nga Gallup dhe i bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2025, tregon se 39% e punonjësve në Shqipëri kanë përjetuar stres gjatë ditës së mëparshme.

Sipas raportit, 16% kanë deklaruar se kanë ndjerë zemërim, 11% trishtim dhe 13% vetmi.

Në anën tjetër, 32% e punonjësve janë shprehur të angazhuar në punën e tyre. Sa i përket mirëqenies, 44% e të anketuarve e vlerësojnë jetën e tyre si në zhvillim pozitiv, ndërsa 5% thanë se ndodhen në vështirësi të theksuara.

Raporti tregon gjithashtu se 63% e punonjësve në Shqipëri besojnë se është një kohë e mirë për të gjetur një vend pune në zonën ku jetojnë.

Studimi është pjesë e raportit vjetor global të Gallup, i cili analizon përvojat dhe gjendjen e punonjësve në dhjetëra vende të botës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing