Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

AUV thotë se nuk është mbyllur asnjë subjekt, priten rezultatet laboratorike

Vendi  |  03.07.2026 Ora 7:58   

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka zhvilluar një inspektim të jashtëzakonshëm në një subjekt që merret me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të qumështit, ku janë konstatuar disa mospërputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjatë inspektimit janë marrë mostra të qumështit UHT, qumështit pluhur dhe vajit të palmës për analiza laboratorike. Sipas AUV-së, pas kontrollit të dokumentacionit, objektit dhe linjave të prodhimit, është vërejtur se subjekti nuk posedon autorizim të veçantë për prodhimin e disa produkteve me bazë yndyrash bimore dhe proteinash qumështi.

AUV ka sqaruar se në këtë fazë nuk është marrë vendim për mbylljen e subjektit. Hapat e mëtejmë administrativë dhe ligjorë do të përcaktohen pas përfundimit të analizave laboratorike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing