Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga sot rriten çmimet e biletave të autobusëve në Prishtinë

Vendi  |  01.07.2026 Ora 7:45   

Komuna e Prishtinës ka miratuar rritjen e çmimeve të biletave të transportit publik, ndërsa tarifat e reja kanë hyrë në fuqi sot.

Sipas vendimit, biletat e blera në formë digjitale ose përmes SMS-it do të jenë më të lira krahasuar me biletat fizike, si pjesë e përpjekjeve të Komunës për të nxitur dixhitalizimin e transportit publik.

Sipas çmimores së re, bileta njëdrejtimëshe kushton 0.80 euro në formë fizike dhe 0.60 euro në formë digjitale. Ndërkaq, bileta mujore do të kushtojë 18 euro në formë fizike dhe 14.50 euro në versionin digjital.

Bileta ditore rritet në 1.20 euro (fizike), ndërsa në versionin digjital do të kushtojë 1.00 euro.

Komuna ka bërë të ditur se diferenca në çmime synon të inkurajojë qytetarët të përdorin më shumë opsionet digjitale për blerjen e biletave.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing