Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ka nisur sezoni i korrje-shirjeve në Kosovë, një nga periudhat më të rëndësishme për sektorin e bujqësisë. Fermerët raportojnë rendimente të larta dhe grurë me cilësi të mirë, duke shprehur optimizëm për një sezon më të suksesshëm krahasuar me vitet e kaluara.
Sipas tyre, profesionalizmi, puna e përkushtuar dhe zbatimi i praktikave moderne bujqësore kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit këtë vit.
Në arat e mbushura me grurë po mblidhet mundi i një viti të tërë pune, ndërsa prodhimi pritet të furnizojë tregun dhe sofrat e qytetarëve me produkte cilësore vendore.