Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Autoritetet e aviacionit në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar pasagjerët që të mos vendosin power bank-ë dhe pajisje elektronike me bateri litiumi në bagazhin e dorëzuar, për shkak të rrezikut në rritje nga zjarret gjatë fluturimeve.
Sipas Civil Aviation Authority, bateritë litiumi janë bërë rreziku kryesor i sigurisë në aeroplanë, pasi numri i incidenteve është pothuajse dyfishuar brenda një viti.
Në vitin 2025 janë raportuar mbi 600 raste të pajisjeve me bateri në bagazhe të dorëzuara, ndërsa rastet e mbinxehjes dhe defekteve teknike gjithashtu janë rritur ndjeshëm.
Autoritetet theksojnë se pajisjet si telefonat, laptopët, vapat dhe power bank-ët duhet të mbahen vetëm në bagazhin e kabinës, ndërsa pasagjerët lejohen të marrin maksimumi dy power bank-ë për person.
Ekspertët paralajmërojnë se, ndonëse këto pajisje janë të sigurta në shumicën e rasteve, defektet mund të shkaktojnë zjarre të rrezikshme dhe vështirë të kontrollueshme, veçanërisht nëse ndodhin në pjesën e bagazhit të aeroplanit.