Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rast i konfirmuar i Ebolës në Francë, pacienti në gjendje të qëndrueshme

Të Tjera  |  25.06.2026 Ora 7:32   
Autoritetet shëndetësore në Francë kanë konfirmuar rastin e parë të Ebolës në territorin e vendit që nga fillimi i epidemisë aktuale.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për një mjek humanitar i cili është kthyer së fundmi nga Republika Demokratike e Kongos, zonë ku virusi i Ebola vazhdon të jetë aktiv.

Pacienti është dërguar menjëherë në një spital të specializuar dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet kanë bërë të ditur se ai është vendosur në izolim të plotë për të parandaluar çdo rrezik përhapjeje.

Ndërkohë, po zhvillohet gjurmimi i kontakteve të tij, me qëllim parandalimin e çdo rasti të mundshëm sekondar. Ministria e Shëndetësisë në Francë thekson se rreziku për popullatën e përgjithshme në Evropë mbetet i ulët, por situata po monitorohet vazhdimisht.

Sipas raportimeve, vetëm në muajt e fundit në disa zona të Kongos janë regjistruar rreth 1,000 raste dhe mbi 250 viktima, megjithatë shifrat mund të jenë më të larta për shkak të nënraportimit.

Autoritetet franceze dhe evropiane thonë se janë në gatishmëri për të shmangur çdo përhapje të mëtejshme të virusit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing