Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori dhe regjisori i njohur Ben Stiller po përgatit një projekt të ri dokumentar për suksesin historik të New York Knicks.
Sipas deklarimeve të tij, dokumentari do të realizohet në bashkëpunim me kompanitë A24 dhe HBO, dhe do të fokusohet në sezonin e titullit kampion, si dhe historinë e mëhershme të klubit.
Stiller, një tifoz i njohur i Knicks, e ka quajtur projektin “ëndërr personale”, duke theksuar se ka ndjekur nga afër ekipin gjatë gjithë fazës së playoff-it.
Data e publikimit ende nuk është bërë e ditur, por xhirimet kryesore janë drejt përfundimit pas triumfit të ekipit në kampionat.