Filmi fantastiko-shkencor The Gorge, me protagonistë Anya Taylor-Joy dhe Miles Teller, po konsiderohet nga shumë kritikë dhe fansa si një nga filmat më të nënvlerësuar të vitit.
Historia ndjek dy snajperë të vendosur në anët e kundërta të një gryke misterioze, me misionin për të ndaluar çdo gjë që mund të dalë prej saj. Megjithatë, mes izolimit dhe rrezikut, mes tyre lind një histori dashurie e papritur.
Filmi kombinon aksionin, romancën, misterin dhe elementet horror, ndërsa personazhet përballen me krijesa të frikshme dhe sekrete të errëta që fshihen brenda grykës.
Edhe pse nuk mori vlerësimet më të larta nga kritikët në publikim, “The Gorge” po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet dhe po konsiderohet një kandidat i mundshëm për statusin e një filmi kult në të ardhmen.