Valencia, një nga qytetet më miqësore ndaj komunitetit LGBTQ+ në Evropë, do të jetë nikoqire e Gay Games 2026, ngjarjes më të madhe sportive ndërkombëtare për atletët LGBTQ+.
Nga 27 qershori deri më 4 korrik, mbi 9 mijë atletë nga 75 shtete do të garojnë në 39 disiplina sportive, ndërsa organizatorët presin rreth 40 mijë vizitorë.
Gay Games u themelua në vitin 1982 nga Tom Waddell, me synimin për të krijuar një hapësirë sportive pa paragjykime dhe diskriminim.
Përveç garave sportive, Valencia do të organizojë edhe aktivitete kulturore, parada dhe festa, duke promovuar mesazhin e përfshirjes, diversitetit dhe barazisë.