Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një nga plazhet më të njohura në ishullin italian të Sardenjës ka vendosur rregulla të reja të pazakonta për këtë verë. Në plazhin Punta Molentis, personat nga mosha 10 deri në 65 vjeç nuk do të lejohen të vendosin ombrella apo pajisje të tjera për hije.
Sipas autoriteteve lokale, vetëm familjet me fëmijë deri në 10 vjeç dhe personat mbi 65 vjeç do të mund të kenë një ombrellë në plazh.
Vendimi është marrë për arsye sigurie, pas një zjarri të ndodhur vitin e kaluar, kur evakuimi i pushuesve u vështirësua për shkak të numrit të madh të ombrellave që bllokonin qasjen dhe lëvizjen.
Nga 5 qershori deri në fund të tetorit, hyrja në këtë plazh do të kushtojë 10 euro, ndërsa personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre përjashtohen nga pagesa.
Vendimi ka nxitur reagime të shumta dhe kritika nga pushuesit, të cilët e kanë cilësuar masën si të tepruar.