Aktorja Sydney Sweeney ka mohuar zërat që qarkullojnë prej vitesh për përçarje mes kastit të serialit Euphoria. Në një intervistë për Vanity Fair, ajo tha se mediat dhe rrjetet sociale kanë krijuar histori të pavërteta rreth marrëdhënieve mes aktorëve, duke theksuar se nuk ka pasur konflikte në prapaskenë. Sweeney sqaroi gjithashtu se vonesat në prodhimin e sezonit të fundit nuk u shkaktuan nga angazhimet e aktorëve në projekte të tjera, pasi të gjithë kishin kontrata që i detyronin t’i jepnin përparësi serialit. Edhe aktorja Jessica Blair Herman mohoi çdo dramë mes ekipit, ndërsa krijuesi i serialit Sam Levinson tha se vonesat erdhën si pasojë e grevave në Hollywood, problemeve të orarit dhe humbjes së aktorit Angus Cloud. Sipas Sweeney-t, kasti është afruar edhe më shumë me kalimin e viteve dhe thashethemet nuk pasqyrojnë realitetin.