Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

SHBA miraton përbërësin e parë të ri për kremrat kundër diellit pas 20 vitesh

Shëndeti  |  10.06.2026 Ora 9:05   

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar për herë të parë pas dy dekadash një përbërës të ri për kremrat kundër diellit, i njohur si bemotrizinol (BEMT), i cili konsiderohet më i sigurt dhe më efektiv në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.

Bemotrizinoli përdoret prej vitesh në Evropë dhe Azi, ndërsa ekspertët thonë se ai ofron mbrojtje më të mirë ndaj rrezeve ultraviolet A (UVA), të cilat depërtojnë më thellë në lëkurë dhe lidhen me plakjen e parakohshme, dobësimin e sistemit imunitar dhe rritjen e rrezikut për kancer të lëkurës.

Sipas specialistëve, shumica e kremrave që shiten aktualisht në SHBA mbrojnë kryesisht nga rrezet ultraviolet B (UVB), të cilat shkaktojnë djegiet nga dielli, por jo gjithmonë ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj rrezeve UVA.

Organizata Environmental Working Group (EWG) e ka përshëndetur vendimin, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e produkteve mbrojtëse ndaj diellit në tregun amerikan.

Ekspertët theksojnë se bemotrizinoli është më i qëndrueshëm ndaj ekspozimit në diell, nuk përthithet lehtësisht nga organizmi dhe mund të kombinohet me oksidin e zinkut për të ofruar mbrojtje më të gjerë pa lënë shtresën e bardhë që karakterizonte kremrat tradicionalë mineralë.

Megjithatë, specialistët kërkojnë që FDA të vazhdojë modernizimin e rregulloreve për kremrat kundër diellit dhe të përshpejtojë miratimin e përbërësve të tjerë që përdoren tashmë në vende të ndryshme të botës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing