Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Teknologji  |  03.06.2026 Ora 7:37   
Një komision hetimor i autorizuar nga qeveria suedeze ka propozuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit nën moshën 15-vjeçare.

Ministri i Shëndetësisë Publike, Jakob Forssmed, paralajmëroi se të rinjtë po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në përmbajtje të pafundme online, duke theksuar shqetësimet për ndikimin në shëndetin mendor.

Sipas propozimit, platforma si Instagram, TikTok, Facebook, Snapchat dhe YouTube

do të kenë përgjegjësinë të verifikojnë moshën e përdoruesve. Ndërsa platforma të lojërave si Roblox, Minecraft dhe Fortnite mund të përjashtohen nga ky kufizim.

Propozimi pritet të shqyrtohet më tej dhe, nëse miratohet, mund të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2028. Pas Australia, edhe disa vende të tjera po shqyrtojnë masa të ngjashme për mbrojtjen e fëmijëve online.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing