Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës nisin grevën

Të Tjera  |  02.06.2026 Ora 7:41   
Punëtorët e sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës kanë nisur sot grevën si shenjë proteste ndaj pagave të ulëta dhe kushteve të papërshtatshme të punës.

Lajmi është konfirmuar nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se vendimi vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe bisedimeve për përmirësimin e kushteve të punës, pa rezultate konkrete.

Sipas sindikatës, punëtorët ankohen për paga nën nivelin e përcaktuar me Ligjin për Pagën Minimale, vonesa në ekzekutimin e pagave, mosrespektim të pushimeve vjetore dhe mospagesë të stazhit të punës.

Ndërkohë, sindikata ka paralajmëruar se edhe punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë mund të hyjnë në grevë, nëse deri më 8 qershor nuk realizohen pagat dhe nuk nënshkruhen kontratat e reja të punës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing