Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shqipëria po përgatitet të vendosë për herë të parë një kuadër të plotë ligjor për Inteligjencën Artificiale (IA), duke iu afruar standardeve të Bashkimit Europian.
Projektligji i iniciuar nga AKSHI synon të rregullojë zhvillimin, përdorimin dhe tregtimin e sistemeve të Inteligjencës Artificiale. Sipas draftit, bizneset do të kenë detyrime të reja për transparencë, dokumentim dhe kontroll të rreziqeve.
Sistemet e IA-së do të klasifikohen sipas nivelit të rrezikut, ndërsa për teknologjitë me rrezik të lartë do të kërkohet mbikëqyrje njerëzore, cilësi e të dhënave dhe monitorim i vazhdueshëm.
Projektligji parashikon edhe gjoba të larta për shkelësit, të cilat mund të arrijnë deri në 150 milionë lekë ose 7% të xhiros vjetore të kompanive, varësisht nga rasti.
Nëse miratohet, ky do të jetë ligji i parë gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri, me synim përdorimin më të sigurt dhe transparent të teknologjisë.