Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi, që shënon rikthimin e Star Wars në ekranin e madh pas vitit 2019, ka siguruar mbi 102 milionë dollarë në SHBA dhe rreth 63 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar.
Në rolin kryesor rikthehet Pedro Pascal si personazhi Din Djarin, ndërsa filmi është drejtuar nga krijuesi i serialit, Jon Favreau.
Megjithëse debutimi konsiderohet i mirë, analistët thonë se filmi mund të mos arrijë suksesin miliardësh të disa filmave të mëparshëm të Star Wars. Sidoqoftë, pritet që fitimet nga produktet zyrtare dhe platformat streaming të ndikojnë pozitivisht në suksesin e tij.