Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Finalja e Kampionatit Botëror 2026 pritet të sjellë një risi historike për futbollin. Për herë të parë në historinë 96-vjeçare të Botërorit, finalja do të ketë një spektakël muzikor në pushimin mes pjesëve, të frymëzuar nga formati i Super Bowl.
Në skenë pritet të performojnë Madonna, Shakira dhe BTS, ndërsa spektakli do të organizohet nga Chris Martin. Botërori 2026 tashmë konsiderohet historik, pasi do të jetë i pari që organizohet në tri shtete – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë – si dhe i pari me 48 kombëtare pjesëmarrëse. FIFA ka bërë të ditur se spektakli synon gjithashtu mbledhjen e fondeve për edukimin e fëmijëve dhe programet sportive në mbarë botën.