Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2026 me këngën “Nân”

Muzikë  |  15.05.2026 Ora 7:41   

Alis ka siguruar finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026 me këngën “Nân”, pas një performance që u vlerësua si një nga më emocionueset e natës së dytë gjysmëfinale.

Artisti shqiptar performoi në skenën e Wiener Stadthalle në Vjenë, duke marrë duartrokitje të shumta nga publiku dhe reagime pozitive nga kritikët e festivalit. Interpretimi vokal dhe atmosfera emocionale e këngës janë përmendur gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare.

Pak para performancës, Alis kishte ftuar publikun të mbështeste Shqipërinë me vota, ndërsa pritshmëritë për kualifikim ishin rritur edhe pas provave gjenerale të suksesshme.

Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të mbahet të shtunën, ku Shqipëria do të garojë mes vendeve finaliste për trofeun e këtij edicioni jubilar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing