Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në distriktin Havza të provincës Samsun në Turqi, pranë bregdetit të Detit të Zi.
Si pasojë e motit të keq, lumenjtë dolën nga shtrati, ndërsa ujërat përmbytën rrugë, shtëpi dhe biznese, duke marrë me vete edhe automjete.
Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, të paktën 12 persona kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital. Autoritetet bëjnë të ditur se asnjë prej tyre nuk ndodhet në gjendje të rëndë.
Pamjet e publikuara nga zona tregojnë dëme të shumta materiale dhe ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës për shpëtimin e banorëve të bllokuar.
Zjarrfikësit, policia dhe ekipet civile po vazhdojnë operacionet në terren për pastrimin e zonave të prekura dhe menaxhimin e situatës.