Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Edhe sasitë “e moderuara” të alkoolit mund të ndikojnë në tru

Shëndeti  |  07.05.2026 Ora 8:03   

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Alcohol sugjeron se edhe konsumimi i moderuar i alkoolit mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e trurit, sidomos te personat më të moshuar.

Studiuesit analizuan 45 të rritur të shëndetshëm, të moshës 22 deri në 70 vjeç, të cilët nuk kishin histori të abuzimit me alkoolin. Përmes rezonancës magnetike (MRI), ata matën rrjedhën e gjakut në tru, trashësinë e korteksit dhe vëllimin e trurit.

Rezultatet treguan se edhe nivelet e ulëta të konsumimit të alkoolit lidhen me ulje të rrjedhës së gjakut në tru — një faktor i rëndësishëm për furnizimin e trurit me oksigjen dhe funksionimin normal të kujtesës, mendimit dhe gjuhës.

Sipas studiuesve, personat që konsumonin më shumë alkool gjatë muajit kishin reduktim më të madh të qarkullimit të gjakut në zonat frontale dhe temporale të trurit. Efektet u vunë re më shumë te të moshuarit, ku u evidentua edhe hollim i korteksit cerebral, i lidhur me rrezik më të lartë për rënie njohëse dhe demencë.

Ekspertët theksojnë se studimi është ende i kufizuar për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrësve, por rezultatet konsiderohen një “sinjal paralajmërues” për ndikimin që mund të ketë alkooli edhe në sasi që tradicionalisht janë konsideruar “me rrezik të ulët”.

Mjekët rikujtojnë se “rrezik i ulët” nuk do të thotë “pa rrezik”, ndërsa kërkojnë studime më të mëdha për të konfirmuar rezultatet.

Burimi: Medical News Today

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing