Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me rrezik më të lartë për demencë, tregon studimi

Shëndeti  |  30.04.2026 Ora 7:52   

Rritja e konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit, sipas një studimi të ri shkencor.

Hulumtimi tregon se një rritje prej vetëm 10% në konsumimin e përditshëm të këtyre produkteve – e krahasueshme me një qese të vogël çipsash – lidhet me rënie të vëmendjes dhe rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës.

Studimi, i udhëhequr nga studiues në Monash University, vëren se kjo lidhje mbetet edhe tek personat që ndjekin dieta të shëndetshme me bazë bimore, duke sugjeruar se problemi lidhet me nivelin e përpunimit të ushqimit, jo vetëm me përbërjen e tij.

Ekspertët theksojnë se ushqimet ultrat e përpunuara – të pasura me sheqer, kripë dhe yndyrë – mund të ndikojnë në funksionet njohëse dhe të përshpejtojnë rënien mendore me kalimin e kohës.

Megjithatë, studimi gjithashtu sugjeron se reduktimi i këtyre produkteve dhe zëvendësimi i tyre me ushqime të freskëta dhe pak të përpunuara mund të ulë rrezikun për dëmtime kognitive dhe probleme neurologjike në të ardhmen.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing