Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Shpresa e re kundër kancerit: Si një vaksinë mRNA po sfidon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse

Shëndeti  |  20.04.2026 Ora 13:45   

Vita Sara Blechner, një vajzë e në SHBA, u diagnostikua rastësisht me kancer pankreatik në vitin 2020 pas dhimbjeve të forta në shpinë. Mjekët zbuluan një tumor, një diagnozë me prognozë shumë të rëndë, pasi ky lloj kanceri ka shkallë të ulët mbijetese, sipas CNN.

Ajo u përfshi në një studim eksperimental në Memorial Sloan Kettering Cancer Center, ku u testua një vaksinë e personalizuar me teknologjinë mRNA, e zhvilluar edhe me ndihmën e BioNTech.

Trajtimi përfshinte operacion, vaksinë të personalizuar dhe imunoterapi. Pavarësisht komplikimeve të rënda nga kimioterapia, Blechner i mbijetoi sëmundjes dhe sot nuk ka shenja të kancerit, duke tejkaluar pritshmëritë mjekësore.

Studimi me 16 pacientë tregoi se gjysma patën reagim të fortë imunitar dhe shumica janë ende gjallë pas gjashtë vitesh. Shkencëtarët e cilësojnë këtë si një hap premtues për përdorimin e vaksinave mRNA në trajtimin e kancerit.

Megjithatë, kërkimi përballet ende me sfida financiare dhe politike, edhe pse studime të tjera globale po tregojnë rezultate inkurajuese në trajtimin e kancerit me teknologji të ngjashme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing