Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shtyhet publikimi i filmit “Murder, She Wrote” me Jamie Lee Curtis

Film  |  24.04.2026 Ora 8:34   
Studioja Universal Pictures ka njoftuar shtyrjen e publikimit të filmit “Murder, She Wrote”, ku në rolin kryesor luan Jamie Lee Curtis.

Filmi, i bazuar në serialin klasik me të njëjtin emër, ishte planifikuar fillimisht të publikohej në fund të vitit 2027, por tani është zhvendosur për në shkurt të vitit 2028.

Edhe pse nuk është dhënë një arsye zyrtare, raportohet se vendimi mund të lidhet me shmangien e konkurrencës së fortë në box office gjatë sezonit të festave, ku pritet të publikohen disa filma të mëdhenj ndërkombëtarë.

Projekti është në regji të Jason Moore, ndërsa skenari është shkruar nga Lauren Schuker Blum dhe Rebecca Angelo. Producentë janë Phil Lord dhe Christopher Miller.

Filmi bazohet në serialin e famshëm “Murder, She Wrote”, ku personazhi kryesor Jessica Fletcher, një shkrimtare misteresh, zgjidhte raste kriminale në mënyrë të pavarur.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing