Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shania Twain do të jetë prezantuesja e Academy of Country Music Awards për vitin 2026, duke marrë për herë të parë këtë rol në eventin e madh të muzikës country.
Ceremonia e 61-të do të mbahet më 17 maj në MGM Grand Garden Arena, në Las Vegas. Këngëtarja 60-vjeçare u shpreh e entuziazmuar që do të jetë pjesë e kësaj nate, duke theksuar se është një nder të festojë yjet më të mëdhenj të muzikës country.
Në mesin e të nominuarve kryeson Megan Moroney me nëntë nominime, e ndjekur nga Miranda Lambert me tetë, ndërsa Ella Langley dhe Lainey Wilson kanë nga shtatë.
Në skenë pritet të performojnë emra të njohur si Lambert, Wilson, Kacey Musgraves dhe Little Big Town. Twain pason Reba McEntire, e cila e ka drejtuar ceremoninë në vitet e fundit.