Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi Michael, që sjell historinë e jetës së Michael Jackson, pritet të publikohet më 24 prill dhe tashmë ka nxitur diskutime për një vazhdim të mundshëm.
Produksioni fokusohet në fillimet e artistit si pjesë e grupit Jackson 5, si dhe në karrierën e tij solo që e shndërroi në një nga figurat më ikonike të muzikës botërore.
Në rolin kryesor paraqitet Jaafar Jackson, nipi i Michael Jackson, ndërsa në kast janë edhe Colman Domingo dhe Nia Long.
Sipas producentit Graham King dhe ekipit të filmit, janë diskutuar ide për një vazhdim, por ende nuk ka një projekt të konfirmuar. Aktorët kanë shprehur gjithashtu gatishmëri për të vazhduar historinë.
Filmi është në qendër të vëmendjes edhe për pritjet e përziera nga kritikët, pavarësisht vlerësimeve pozitive për interpretimin dhe realizimin vizual.