Grupi i vajzave KATSEYE është konfirmuar si pjesë e performuesve në American Music Awards 2026, që mbahet më 25 maj në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.
Grupi, i përbërë nga Daniela Avanzini, Lara Raj, Megan Skiendiel, Sophia Laforteza dhe Yoonchae Jeung, është gjithashtu i nominuar për tre çmime, përfshirë “New Artist of the Year” dhe “Breakthrough Pop Artist”.
Në nominime kryeson Taylor Swift me tetë, ndërsa emra si Sabrina Carpenter, Morgan Wallen dhe Olivia Dean kanë nga shtatë secili.
KATSEYE vjen pas një performance të suksesshme në Coachella Festival, ku surprizuan publikun me një performancë të veçantë dhe prezantuan edhe këngën e re “Pinky Up”.
Ndërkohë, anëtarja Manon Bannerman ka bërë një pauzë nga grupi për t’u fokusuar në mirëqenien e saj, duke siguruar fansat se është mirë dhe e mbështetur.