Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndër planet kryesore është ndërtimi i një memoriali në St. James’s Park, i cili do të përfshijë ura simbolike dhe statuja të mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj, Princit Philip. Po ashtu, është paraparë edhe krijimi i një memoriali digjital që do të mbledhë kujtime dhe materiale nga periudha e sundimit të saj.
Në kuadër të këtij përvjetori, do të themelohet edhe një fondacion i ri, i quajtur “Queen Elizabeth Trust”, me një fond fillestar prej 40 milionë paundësh, i cili do të mbështesë komunitetet lokale dhe hapësirat publike.
Aktivitetet përfshijnë edhe vizita zyrtare nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, si dhe hapjen e një kopshti të dedikuar në Regent’s Park.
Këto iniciativa synojnë të nderojnë trashëgiminë e një prej monarkëve më jetëgjatë dhe më me ndikim në historinë moderne të Mbretërisë së Bashkuar.