Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Turqia paralajmëron ligje më të ashpra për armët pas sulmeve në shkolla

Të Tjera  |  21.04.2026 Ora 8:12   
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar ashpërsimin e ligjeve për armëmbajtje, pas një serie sulmesh të rënda në shkollat e vendit.

Sipas tij, do të rriten dënimet për pronarët e armëve që ua vënë ato në dispozicion të miturve, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë masa shtesë për kontroll më të rreptë të armëve.

Vendimi vjen pas dy ngjarjeve tronditëse që ndodhën brenda pak ditësh. Në Sanliurfa, një 19-vjeçar plagosi 16 persona në një shkollë të mesme para se të vetëvritej. Ndërsa në Kahramanmaraş, një 14-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një mësues, duke përdorur armën e babait të tij.

Erdogan ka bërë të ditur gjithashtu se qeveria po shqyrton kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit, përfshirë masa për verifikimin e identitetit dhe kufizimin e aksesit për fëmijët nën 15 vjeç.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing