Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një asteroid gjigant i quajtur “Apophis”, me madhësi të përafërt sa tre fusha futbolli, pritet të kalojë shumë pranë Tokës më 13 prill 2029, duke i dhënë shkencëtarëve një mundësi të rrallë për ta studiuar nga afër një trup të tillë qiellor. Sipas NASA-s, asteroidi do të kalojë rreth 32,186 kilometra larg sipërfaqes së Tokës – një distancë më e vogël se ajo e shumë satelitëve që ndodhen në orbitë rreth planetit tonë.
Apophis, i emërtuar sipas hyjnisë egjiptiane të kaosit, klasifikohet si “asteroid potencialisht i rrezikshëm”, megjithatë agjencitë hapësinore kanë theksuar se nuk ekziston asnjë rrezik për përplasje me Tokën për të paktën 100 vitet e ardhshme. NASA ka sqaruar se ngjarja nuk përbën kërcënim për jetën në Tokë apo për satelitët në hapësirë, por konsiderohet një rast unik shkencor që mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të asteroidëve pranë Tokës. Sipas vlerësimeve, kalime të tilla të një objekti kaq të madh ndodhin vetëm një herë në disa mijëra vjet.