Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Khloé Kardashian i është përgjigjur ish-bashkëshortit të saj, Lamar Odom, pas deklaratave të tij se martesa e tyre ishte lidhur me famën dhe përfitimet personale.
Në dokumentarin e Netflix “Untold: The Death & Life of Lamar Odom”, ish-basketbollisti sugjeron se ishte tërhequr nga fama dhe jeta luksoze e familjes Kardashian, duke lënë të kuptohet se martesa mund të ketë qenë një “lëvizje përfitimi”.
Këto deklarata kanë nxitur reagimin e Kardashian, e cila në podcast-in e saj i ka mohuar ato, duke thënë se ndihet e lënduar dhe e zhgënjyer nga komentet e ish-partnerit të saj.
Ajo ka shtuar se është penduar që ka marrë pjesë në projekt dhe se nuk ka ndërmend të bashkëpunojë më me Odom.
Çifti ishte ndarë në vitin 2013, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2016