Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
E dyshuara për sulmin me armë ndaj shtëpisë së këngëtares Rihanna në Beverly Hills është paraqitur në një seancë të shkurtër gjyqësore në Los Angeles.
Ivanna Ortiz u paraqit për herë të parë në gjykatë pas deklarimit të pafajësisë muajin e kaluar për 14 akuza, përfshirë tentativë vrasjeje ndaj artistes.
Sipas prokurorisë, ajo kishte shkuar më 8 mars në shtëpinë e yllit dhe kishte qëlluar me armë automatike. Përveç tentativës për vrasje, Ortiz përballet edhe me 10 akuza për sulm me armë gjysmë-automatike dhe tri për të shtëna drejt një banese të banuar. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon burgim të përjetshëm.
Autoritetet theksuan se sulmi ishte i planifikuar paraprakisht, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar, edhe pse në shtëpi ndodheshin Rihanna, partneri i saj A$AP Rocky dhe fëmijët e tyre.
Gjykata refuzoi uljen e garancisë prej 1.87 milionë dollarësh, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 13 maj.