Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lady Gaga ka anuluar koncertin e saj në Montreal vetëm pak orë para performancës, për shkak të një infeksioni respirator.
Artistja njoftoi se prej disa ditësh po përballet me probleme shëndetësore, por gjendja e saj është përkeqësuar, duke e detyruar të marrë këtë vendim pas këshillës së mjekut. Ajo theksoi se nuk do të ishte në gjendje të ofronte performancën që fansat meritojnë dhe kërkoi ndjesë për anulimin.
Këngëtarja është në turne që nga korriku 2025 dhe pritet ta përmbyllë atë në Madison Square Garden më 13 prill.