Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kushtetuta u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti, duke u bërë akti më i lartë juridik në vend dhe duke garantuar të drejtat dhe liritë themelore për të gjithë qytetarët.
Përmes saj, Kosova është përcaktuar si shtet i pavarur dhe sovran, me sistem demokratik të qeverisjes dhe me respektimin e të drejtave të njeriut si vlera themelore. Ajo gjithashtu promovon diversitetin kulturor dhe gjuhësor, si dhe siguron mbrojtje për komunitetet që jetojnë në vend.
Kushtetuta, e cila në pjesë rrjedh nga Pakoja e Ahtisarit, parashikon të drejta të veçanta për komunitetet jo-shumicë.
Edhe pas 18 vjetësh, Kosova vazhdon të përballet me sfida, por mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të lirë dhe gjithëpërfshirëse.