Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në total, 41,269 shtetas të huaj u natyralizuan në Zvicër gjatë këtij viti, një shifër e ngjashme me vitin 2024, por më e ulët krahasuar me vitin 2006, kur u regjistruan 46,711 natyralizime.
Pjesa më e madhe e qytetarëve të rinj vijnë nga Gjermania (8,980), Italia (4,220), Franca (3,914), Kosova (2,106) dhe Portugalia (1,840).
Rreth 19% e natyralizimeve i përkasin qytetarëve nga jashtë Evropës, ndërsa 18.5% kanë përfituar nga procedura e thjeshtuar e natyralizimit.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike, kantoni i Cyrihut kryeson me mbi 11,100 natyralizime, i ndjekur nga Vaud me 5,459 dhe Berna me 3,578. Ndërkohë, kantoni më i vogël, Appenzell-Innerrhoden, ka regjistruar vetëm 14 natyralizime gjatë vitit 2025.