Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Studimi: Konsumi i kafesë lidhet me rrezik më të ulët të sëmundjeve të mëlçisë

Shëndeti  |  08.04.2026 Ora 7:34   
Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se konsumi i kafesë mund të lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të mëlçisë.

Sipas të dhënave, personat që pinë kafe kanë 21% më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të mëlçisë dhe 49% më pak rrezik vdekjeje nga sëmundjet kronike të saj. Përfitimet më të mëdha janë vërejtur tek ata që konsumojnë kafe të bluar, e cila përmban nivele më të larta të përbërësve mbrojtës.

Studiuesit besojnë se efektet pozitive lidhen me vetitë anti-inflamatore dhe anti-fibrotike të kafesë, megjithëse mekanizmat e saktë ende nuk janë plotësisht të qarta.

Ekspertët rekomandojnë konsum të moderuar, rreth një deri në dy filxhanë kafe në ditë. Megjithatë, personat me probleme gastrointestinale, tension të lartë apo sëmundje kardiake duhet të tregojnë kujdes dhe të përshtatin sasinë sipas gjendjes së tyre.

Studimi shton provat në rritje se kafeja mund të ketë përfitime për shëndetin e mëlçisë, por theksohet nevoja për kërkime të mëtejshme në këtë fushë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing