Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një nga teoritë më të përhapura lidhet me Francën, ku në vitin 1564 u bë kalimi nga kalendari Julian në atë Gregorian. Si pasojë, disa njerëz vazhduan ta festonin Vitin e Ri më 1 prill, duke u konsideruar si “budallenj”, çka mund të ketë ndikuar në lindjen e kësaj dite.
Me kalimin e kohës, 1 prilli u shndërrua në një traditë argëtuese me rrengje dhe gënjeshtra. Një ndër shakatë më të njohura historike është ajo e vitit 1957 nga BBC, e cila publikoi një lajm për “korrjen e makaronave” në Zvicër.
Traditat ndryshojnë nga vendi në vend: në Francë dhe Itali, fëmijët vendosin figura peshku në shpinën e njëri-tjetrit; në Skoci, festa zgjat dy ditë; ndërsa në Angli dhe Kanada, rrengjet lejohen vetëm deri në mesditë.
Në Kosovë, kjo ditë festohet gjatë gjithë 24 orëve, ku njerëzit përpiqen të realizojnë rrengje sa më bindëse ndaj njëri-tjetrit.