Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vendosen çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri

Të Tjera  |  27.03.2026 Ora 7:41   
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi vendimin e fundit të Bordit të Transparencës mbi çmimet e karburanteve në vend. Sipas këtij vendimi, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk duhet të kalojë 203 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 191 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është caktuar 175 lekë/litër dhe 163 lekë/litër për shitjen me shumicë. Vendimi ka hyrë në fuqi më 26 mars, ora 18:30, dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të ri.

Sipas ministres, ndryshimet janë reflektim i lëvizjeve në bursën Platts të Mesdheut dhe kursit të këmbimit të dollarit, ndërsa elementët e tjerë të çmimit mbeten të pandryshueshëm. Autoritetet kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj operatorëve që nuk zbatojnë çmimet e përcaktuara, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing