Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Moti gjatë javës kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Vendi  |  30.03.2026 Ora 9:25   

Gjatë javës moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët me reshje shium

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), ditët e mërkurë dhe e enjte do të sjellin reshje më intensive, ndërsa ditët e tjera reshjet do të jenë më të dobëta.

Nga një këndvështrim agrometeorologjik, kushtet janë të favorshme për bujqësinë: temperaturat nuk do të jenë negative, duke shmangur dëmtimin e kulturave ekzistuese, dhe lagështia e shtuar do të ndihmojë tokën të mbetet e lagur, duke lehtësuar rritjen e bimëve.

Bujqit këshillohen të përfitojnë nga këto kushte për punimet në tokë, mbjelljet e reja dhe kujdesin për pemët dhe bimët pranverore.

Parashikimi i motit sipas ditëve:

E hënë: Kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 3–5°C, maksimale: 6–9°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–8 m/s.

E martë: Mot i vranët me riga shiu të dobët. Temperaturat minimale: 1–3°C, maksimale: 6–9°C. Era nga veriperëndimi 1–7 m/s.

E mërkurë: I vranët dhe me reshje shiu më intensive. Temperaturat minimale: 1–4°C, maksimale: 5–7°C. Era kryesisht nga veriperëndimi 1–8 m/s.

E enjte: I vranët me reshje shiu. Temperaturat minimale: 1–4°C, maksimale: 7–9°C. Era nga veriperëndimi 1–9 m/s.

E premte: I vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale: 1–4°C, maksimale: 8–11°C. Era nga verilindja 1–7 m/s.

Rtk

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing