Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja e njohur Britney Spears është përfshirë në një përplasje serioze me një ish-truproje të saj, të cilin e akuzon për ndërhyrje të paautorizuar në pajisjet personale dhe në llogarinë e saj në Apple iCloud.
Sipas raportimeve, Spears pretendon se ish-punonjësi ka arritur të aksesojë të dhëna private, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe privatësinë e saj.
Si reagim, artistja ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë veprime ligjore ndaj tij, ndërsa rasti pritet të marrë zhvillime të mëtejshme në ditët në vijim.
Deri më tani, nuk ka pasur një reagim publik nga pala e akuzuar.