Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja spanjolle Rosalía është detyruar të ndërpresë koncertin e saj në Milano këtë javë, pasi pësoi helmim ushqimor gjatë performancës.
Artistja nuk arriti ta përfundojë shfaqjen e së mërkurës, duke u shprehur para publikut se kishte qenë e sëmurë që në fillim dhe, pavarësisht përpjekjeve për të vazhduar, gjendja e saj u përkeqësua.
Pas incidentit, fituesja e çmimit Grammy Awards ka reaguar në rrjetet sociale, duke siguruar fansat se tashmë ndihet më mirë. Ajo publikoi një foto nga spitali, ku shihej e shtrirë dhe nën trajtim, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe mirëkuptimin.
Rosalía aktualisht është në turneun e saj “Lux Tour 2026”, ndërsa më herët ka folur edhe për sfidat e jetës në turne, duke theksuar presionin dhe sakrificat personale që shpesh shoqërojnë karrierën muzikore.