Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kina zbut rritjen e çmimeve të karburanteve mes krizës globale të energjisë

Bota  |  24.03.2026 Ora 7:57   
Kina ka reduktuar rritjen e planifikuar të çmimeve të benzinës dhe naftës, në përpjekje për të lehtësuar barrën ndaj qytetarëve, teksa tregjet globale të energjisë po përballen me luhatje të forta për shkak të tensioneve me Iranin.

Çmimet e karburanteve në vend janë rritur me rreth 20% që nga fillimi i konfliktit, i cili ka ndikuar edhe në qarkullimin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Fillimisht, autoritetet kishin planifikuar rritje më të larta, por pas ndërhyrjes së qeverisë, ato janë përgjysmuar. Pavarësisht kësaj, bëhet fjalë për rritjen më të madhe të çmimeve këtë vit.

Ndërkohë, vendet e tjera aziatike kanë ndërmarrë masa për të përballuar krizën, duke përfshirë kufizime në përdorimin e automjeteve, punë nga shtëpia dhe reduktim të aktiviteteve zyrtare, në përpjekje për të kursyer energjinë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing