Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kusari-Lila: Nuk ka krizë me furnizimin e naftës në Kosovë dhe nuk pritet rritje çmimesh

Vendi  |  11.03.2026 Ora 7:45   
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se në Kosova nuk ka krizë në furnizimin me derivate të naftës.

Sipas saj, bazuar në të dhënat nga kompanitë që merren me importin dhe tregtimin e derivateve, stoqet janë në nivel të rregullt dhe furnizimi në treg vazhdon pa ndërprerje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kusari-Lila ka theksuar se qytetarët nuk kanë arsye për panik apo për krijimin e rezervave të panevojshme të karburantit.

Ajo shtoi se, duke marrë parasysh stabilizimin e çmimeve të derivateve në bursat ndërkombëtare, aktualisht nuk ka bazë për rritje të çmimeve të naftës në tregun vendor.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing