Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Punimet nisën në nëntor të vitit 2022 dhe ishte paralajmëruar që lidhja e unazës me rrethrrotullimin në Lakrishtë dhe atë në Arbëri do të realizohej gjatë vitit 2023. Megjithatë, kjo pjesë e projektit vazhdon të mbetet e papërfunduar.
Sipas zyrtarëve të njësisë së trafikut, kolonat në kryeqytet vazhdojnë të jenë të mëdha çdo ditë, veçanërisht në rrethrrotullimet që lidhen me hyrjet nga Fushë Kosova dhe Mitrovica.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se fondet për ndërtimin e unazës së jashtme tashmë janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por projekti është në pritje të nënshkrimit nga niveli qendror.
Kostoja e parashikuar për unazën e jashtme të Prishtinës arrin rreth 350 milionë euro, ndërsa projekti synon të lehtësojë ndjeshëm ngarkesën e trafikut në kryeqytet.