Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çmimet e prodhimit rriten për 5.4% në baza vjetore, energjetika me ndikimin më të madh

Të Tjera  |  27.02.2026 Ora 7:44   

Çmimet e prodhimit në Kosovë kanë shënuar rritje edhe në tremujorin e katërt të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit për 0.1% krahasuar me tremujorin e tretë, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak rritja arriti në 5.4%.

Rritjet më të theksuara tremujore u regjistruan në prodhimin e letrës dhe produkteve prej letrës (+3.2%), makinerisë dhe pajisjeve (+2.3%) si dhe produkteve prej druri (+2.1%).

Në baza vjetore, ndikimin më të madh e pati sektori i energjetikës, ku energjia elektrike, gazi dhe avulli u shtrenjtuan për 20.9% krahasuar me TM4 2024. Rritje të konsiderueshme u evidentuan edhe në prodhimin e mjeteve motorike (+9.0%), veshjeve (+8.6%) dhe produkteve farmaceutike (+8.1%).

Ndërkohë, disa sektorë shënuan rënie të çmimeve, përfshirë prodhimin e metaleve (-11.6%) dhe trajtimin e mbeturinave (-4.4%).

Të dhënat tregojnë se trendi i rritjes së çmimeve në fund të vitit 2025 reflekton presione të vazhdueshme në sektorin energjetik dhe në industri të caktuara përpunuese.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing